Meta: Respektimi i autonomisë universitare, jetike për demokracinë
15 shkurt 2018
| 11:45
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur mbi debatin aktual për universitetet. Nga foltorja e Universitetit të Durrësit, Meta ka thënë se respektimi i autonomisë universitare është jetike për demokracinë.
“Respektimi i autonomisë universitare dhe lirisë akademike është standard i rëndësishëm i demokracisë së një vendi që do të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian (BE)”, ka deklaruar Meta.