Meta: Respektojini udhëzimet e shëndetit publik
21 mars 2020
| 10:20
Presidenti iu bashkua sot fushatës së sensibilizimit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Situata e rëndë, shkaktuar nga COVID 19, ka bërë që personat në nevojë, veçanërisht ata talasemike, të mbeten pa transfuzion gjaku duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.
Kreu i shtetit u bëri thirrje dhe qytetarëve t’i respektojnë të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore si dhe kufizimet pasi janë të rëndësishme për jetën e tyre.
“Çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale. Nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Është e rëndësishme të respektohen të gjithë udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik dhe kufizimet. Kufizimet nuk duhen konsideruar si privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto çaste kritike”.