Meta rikthen sërish në Kuvend ligjin për Teatrin
11 tetor 2018
| 21:13
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka rikthyer sërish për rishqyrtim në Kuvend ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së një Teatri të ri dhe modern, në vendin ku ndodhet godina ekzistuese.
Kjo është hera e dytë që kreu i shtetit kthen në Kuvend ligjin për Teatrin, ndërsa kujtojmë se në njërën nga seancat e kaluara Kuvendi miratoi dekretin e presidentit.