Meta: Rrezikohet siguria kombëtare nga fuqizimi i krimit të organizuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Ai ka theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Meta ka kërkuar thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.
Presidenti Meta ka përshëndetur rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.
Meta thekson ka theksuar në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar.
Ai ka inkurajuar pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese. (TCh)