Meta: Rrezikojmë të shpërbehemi

06 shtator 2022 | 21:28

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po zhvillon sot një takim me strukturat e gruas së Degës së Tiranës.

Meta tha se për shkak të politikave të ndjekura, vendi rrezikon të shpopullohet.

Ai vuri në dukje largimin e të rinjve nga vendi dhe mundësitë e pakta që ofrohen për ta, ndërsa bëri thirrje që Shqipëria të bëjë aq sa bën rajoni e të lërë pas statistikat e errëta.

“Çdo ditë takojmë gra që thonë se edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli, që thonë se ikën se nuk mund të jetonin e martoheshin këtu, se nuk mund të blinin apartament këtu me rrogat. Thonë ikën për hir të fëmijëve për shkollat, qetësinë sigurinë, e kjo nuk mund të vijojë”, tha ai.

“Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë. Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe…