Meta rrëzon kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit për Mynyr Konin.
Meta në këtë mënyrë ka rrëzuar propozimin e ministres Besa Shahini, duke dekretuar vijimin e ushtrimit të detyrës nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni
DEKRETI
Rrëzimin e propozimit të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni
Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr. 4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 1169 prot., datë 15.04.2019,
Dekretoj;
Neni 1
Rrëzimin e propozimit nr. 4158/2 prot, datë 12.04.2019, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.
Neni 2
Vijimin e ushtrimit të detyrës nga rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas dekretit të presidentit të Republikës nr. 9609, datë 26.05.2016.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.