
Meta sërish del në terren për të shikuar dëmet nga tërmeti
08 dhjetor 2019
| 13:48
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Armathë ka vizituar disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti.
Ai gjithashtu ka biseduar me banorët për përballimin e pasojave të rënda.
“Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/