Meta: ShBA-ja, gjithmonë kampione e lirisë dhe drejtësisë
17 nëntor 2019
| 15:27
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Tiranë me ambasadorin Sam Brownback, të ftuarin special sikurse e ka prezantuar ai.
Meta në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se së bashku me ambasadorin do të jenë nesër ( e hënë) në një Konferencën për lirinë fetare.
“Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. ShBA-ja gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, ka shkruar Meta.