Meta: Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet

25 mars 2022 | 11:04

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se shpopullimi në këtë vend nuk po ndalet.

Ai ka thënë se vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, duke e renditur Shqipërinë sërish të parën për numrin e aplikimeve.

“Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm”.

“Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje! Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar evropiane, që të gjithë e dëshirojmë!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, është…