Meta: Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë
13 qershor 2019
| 14:47
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë.
“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Evropës. Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Evropa!”, ka shkruar Meta.
/Epoka e re/