Meta: Shqipëria ka pritur shumë emigrantë, të garantohet mbrojtja e tyre
15 janar 2018
| 16:50
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në konferencën “Emigrantët në kërkim të paqes”, ku dhe ka thënë se Shqipëria ka pritur shumë emigrantë.
Ai ka theksuar se duhet që të garantohet mbrojtja e emigrantëve. “Vendi ynë ka mirëpritur emigrantë. Ne duhet të garantojmë mbrojtjen e emigrantëve. Emigrantët janë potencial ekonomik dhe kulturor”, ka thënë Meta.