Meta: Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së në vitin 2020
09 prill 2019
| 13:35
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është atakuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli, me të cilin ka diskutuar për kryesimin e kësaj organizate nga shteti shqiptar në vitin 2020.
“Takim shumë konstruktiv me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/