Meta: Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë
22 janar 2021
| 13:03
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se bazuar në të dhënat e EUROSTAT-it për vitin 2019, shteti shqiptar zë vendin e parë në Evropë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët.
“Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncesioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, ka shkruar Meta.