Meta: Shqiptarët nuk pajtohen me një regjim mafioz
06 dhjetor 2022
| 16:29
“As shtetrrethimi, as provokimet dhe asnjë lloj pengese nuk e ndali dot manifestimin e shkëlqyer të shqiptarëve të vërtetë evropianë të angazhuar në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë, demokracisë dhe vlerave perëndimore”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ka thënë se shqiptarët i treguan qartë Evropës se i përkasin vetëm asaj dhe nuk pajtohen me një regjim mafioz dhe hajdut që u vret shpresat dhe të ardhmen.
“Për një Shqipëri si gjithë Evropa! LIRI, DEMOKRACI!”, ka shkruar Meta.