Meta: S’ka fuqi në botë që mund të me bëjë presion e shantazh
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke iu referuar akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe të tjerëve për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i jashtëm, ka thënë se nuk ka fuqi në botë që mund ta shantazhoj.
“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediesh, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.
“Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazhpPresidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e para!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2082931168419812/?type=3&theater