Meta: Ta çojmë përpara amanetin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit
20 shtator 2018
| 13:14
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e ka vlerësuar lart veprën e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, me rastin e përurimit të shtatores së tyre në Drenas.
Meta ka thënë se shqiptarët e kanë për obligim ta çojnë përpara amanetin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
“Vlera e këtyre dy monumenteve madhështore që vendosen sot këtu nuk është vetëm nderim për veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit, por në mënyrë të veçantë që secili që kalon para këtyre monumenteve, jo vetëm të përkulet me nderim, mirëpo ta çojë amanetin e tyre përpara”, ka thënë Meta.
/Epoka e re/