Meta takohet me Escobarin: Angazhimi i ShBA-së garanton përfundim të suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Meta ka thënë se me Escobarin ka pasur komunikim të hapur.
Ndër të tjera, Meta dhe Escobari kanë folur edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësova se angazhimi i ShBA-së në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garanton përfundimin e suksesshëm të dialogut mes dy vendeve”, ka thënë Meta në “Twitter”.
Për Shqipërinë, kryetari i Partisë së Lirisë ka thënë se “aleanca me SjBA-në është thelbësore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit”.
“Falënderova zotin Escobar për mbështetjen e projektit të bazës së NATO-s në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse lidhur me sigurinë kibernetike”, ka shkruar Meta.
4/7 I assessed that the engagement of the USA in the negotiation process between Kosovo and Serbia is essential and guarantees the successful conclusion of the dialogue between the two countries.
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) April 12, 2023