Meta takohet me Haradinajn në Lezhë
02 mars 2019
| 16:46
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot në Lezhë me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka bërë me dije vet presidenti Meta.
“Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.