Meta takohet me kryeministrin e Hungarisë
Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës në Hungari, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán.
Në një njoftim për mediat nga Presidenca bëhet me dije se Meta i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse dhe pa rezerva, që i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Presidenti vuri gjithashtu në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të shkëlqyer, siç janë marrëdhëniet politike mes dy vendeve.
Ndër të tjera, Meta ka theksuar se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.
Meta dhe Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme./tvklan.al/