Meta takohet me Mogherinin: Integrimi evropian është e vetmja rrugë përpara

08 maj 2019 | 22:17

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar të mërkurën me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit.

“Kënaqësi të takohem me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nesër, duke filluar nga ora…