Meta takon Ahmetin: Ofron mbështetje për një marrëveshje me Greqinë
26 maj 2018
| 16:58
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Meta ka vlerësuar përpjekjet që po bën BDI dhe faktori shqiptar në Maqedoni për të pasur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e ermit.
“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO”, ka shkruar Meta në profilin e tij në “Facebook”.