Meta takon Erdoganin: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi kanë të ardhme premtuese

09 korrik 2019 | 15:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë me dije se është takuar në Sarajevë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin biseduar për raportet ndërshtetërore dhe për të ardhmen e Ballkanit dhe Evropës.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese. Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Evropën nga emigracioni i paligjshëm”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më poshtë gjeni videon nga takimi Meta-Erdogan: https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/702381923555066/.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martesa e çiftit të fuqishëm të “Amazon”-it, që e ka…