Meta takon Grenellin, vlerëson atë për promovimin e investimeve amerikane në rajon
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sot ish të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështet përpjekjet e Grenellit për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri”.
“Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin ‘Albania from the Air’, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, ka shkruar Meta.