Meta takon kryediplomaten suedeze

05 tetor 2021 | 17:05

Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta, është takuar të martën me kryetaren e radhës së OSBE-së, e cila është ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Meta ka vlerësuar kryesinë suedeze të OSBE-së për rolin dhe përpjekjet e saj për synimin e krijimit të një rajoni më të sigurt.

“Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale. E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë”, ka shkruar Meta në profilin e tij në “Facebook”.

Linde ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA është duke tentuar t’i bindë futbollistët që të vaksinohen…