Meta takon kryeministrin e Vietnamit, kërkohet heqja e taksës së dyfishtë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar kryeministrin e Vietnamit, Nguyễn Xuân Phúc, me të cilin kanë biseduar për nënshkrimin sa më parë marrëveshjen për heqjen e taksës së dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.
Takimi është realizuar në Tokio të Japonisë, ku Meta dhe Phúc po qëndrojnë për vizitë. “Gjatë qëndrimit në Tokio, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, z. Nguyễn Xuân Phúc. Marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit meritojnë të forcohen më tej, në kontekstin e ri të zhvillimeve të dy vendeve dhe objektivave të tyre për zhvillim të qëndrueshëm. Theksuam rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke”, ka shkruar Meta në profilin e tij në “Facebook”.