
Meta takon kryetarin e Asamblesë turke
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop.
Me këtë rast, presidenti shqiptar ka vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen,.
Ai ka theksuar nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.
“Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe Partneriteti Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve e përbashkëta për sigurinë dhe paqen”, ka deklaruar Meta.
Presidenti Meta ka falënderuar Kryetarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për angazhimin e Turqisë e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit, si dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit./tvklan/