Meta takon Macronin: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë
12 nëntor 2019
| 11:10
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar mbrëmë në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në kuadër të Forumit të Paqes.
Meta ka thënë se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë evropiane!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/473348653293818/