Meta takon Memli Krasniqin
25 nëntor 2021
| 11:04
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Meta është duke qëndruar në Kosovë për dy ditë edhe është duke zhvilluar takime me liderët shtetëror dhe me kryetarët e partive.
Ai deri tani u takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.
Gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.