Meta takon ministrin e jashtëm italian: Italia, partnere strategjik e Shqipërisë

02 nëntor 2021 | 11:46

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar në Romë ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në kuadër të punimeve në Konferencën ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesur – Bota pas pandemisë së Covid-19″.

“Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë evropiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat. Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka shkruar presidenti Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte Atalanta e pret Manchester Unitedin në kuadër të Ligës…