Meta takon pasardhësin e tij: I uroj suksese në detyrën e lartë, në interes të Shqipërisë
10 qershor 2022
| 14:04
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me pasardhësin e tij, Bajram Begaj, i cili para disa ditësh është zgjedhur president nga Kuvendi shqiptar.
Me këtë rast, Meta ka thënë se e ka uruar Begajn për detyrën e re në shërbim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.