Meta takon të martën krerët e partive
17 nëntor 2019
| 21:08
Opozita në Shqipëri i është përgjigjur ftesës së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.
“Top Channel”, mëson se të martën presidenti Meta do të presë në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.
Një shkresë është dërguar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, më herët për të gjithë kryetarët e partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi./TCh