Meta takon Xhaferin në Shkup, flasin për rolin e shqiptarëve në proceset integruese të Maqedonisë
12 maj 2019
| 14:43
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të cilin e ka falënderuar për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë.
“Kënaqësi të takoja sot kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale. Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/