Meta: Të mësojmë nga politika maqedonase dhe të kthehemi në shina sa më parë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur finalizimin e marrëveshjes historike në Maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë së re.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se finalizimi i marrëveshjes për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.
“Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës. Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”, ka shkruar presidenti Meta.
(M.Q / Epoka e re)