Meta: Të mos tjetërsohet asnjë votë gjatë numërimit
26 prill 2021
| 10:12
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet gjatë procesit të numërimit.
Meta me anë të një shkrimi në “Facebook”, bën apel që të ruhet qetësia deri në shpalljen e rezultateve.
Presidenti shton se çdo votë në kuti do të numërohet dhe rinumërohet deri në fund.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit”, ka shkruar Meta.