Meta: Të rikthehemi urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Lea Stançiq, e cila është në fund të mandatit të saj diplomatik në Shqipëri.
Meta ka thënë se për këto katër vite, ambasadorja Stançiq ka kontribuar në mënyrë të veçantë për forcimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të miqësisë dhe të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Sllovenisë.
“Mbështetja e dhënë nga Sllovenia në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane, na inkurajon për të shtuar përpjekjet për kapërcimin e krizës së rëndë ku ndodhet vendi dhe rikthimin urgjent në shinat e demokracisë dhe shtetit ligjor, për t’i shërbyer objektivit strategjik të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian gjatë mbledhjes së Këshillit të 17-18 tetorit”, ka thënë presidenti Meta.
/Epoka e re/