Meta thotë se njëherë nuk synon postin e kryeministrit, vazhdon mandatin e presidentit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i vendosur t’i shkojë deri në fund asaj që nisi më 2 mars.
Në një reagim në llogarinë e vet në “Facebook”, Meta thotë se do të vazhdojë të jetë në detyrë deri më 24 korrik 2022 dhe deri në këtë datë shprehet se nuk synon as kryeministrin as liderin e opozitës.
Postimi i plotë i tij:
Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria. ??