Meta: Tuneli i Kalimashit, plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt
10 gusht 2021
| 07:25
Një vatër zjarri ka shpërthyer mbi tunelin e Kalimashit duke e shndërruar atë në një problem serioz.
Flakët të ndihmuar edhe nga era u përhapen duke krijuar një pamje apokaliptike.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se tuneli i Kalimashit ëshë plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
“Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës. Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
Del jashtë kontrollit zjarri mbi tunelin e Kalimashit