Meta uron Macronin për festën kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës

14 korrik 2021 | 10:50

Me rastin e festës kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin Emmanuel Macron.

“Më lejoni që, në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe për popullin mik të Francës. Në një ditë kaq të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, jam i kënaqur të konstatoj se marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë mbështeten në miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin e shëndoshë euroatlantik”.

“Jam i bindur se, kjo frymë bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej, veçanërisht në përballjen me sfidat globale e rajonale, që të dy vendet do të kenë përpara në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Organizatë së Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria do të jetë anëtare jo e përhershme, duke filluar nga 1 janari 2022”, thuhet në urimin e Metës.

“Besoj fort se, tradita e shkëlqyer e bashkëpunimit mes dy vendeve do të zgjerohet edhe më tej në fushën ekonomike, tregtare dhe në rritjen e investimeve franceze në vendin tim. Më lejoni gjithashtu të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e rëndësishme dhe inkurajimin, që Ju dhe Franca, i keni dhënë dhe po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, që mbetet qëllimi madhor, strategjik dhe kombëtar i popullit dhe vendit tim”, thuhet më tej në urimin e Metës drejtuar Macronit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha…