Meta uron Maqedoninë për 27-vjetorin e Pavarësisë
08 shtator 2018
| 13:27
Me rastin e 27 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka uruar Maqedoninë duke dëshiruar që fqinjësia dhe miqësia mes dy vendeve të zgjatë shumë.
“Urime Dita e Pavarësisë Maqedoni. Dëshiroj të shprehë mirënjohjen më të thellë për fqinjët dhe miqtë tanë të mëdhenj për festën e kësaj dite të veçantë. Uroj që të kemi një miqësi shumë të gjatë ndërvite”, ka shkruar Ilir Meta.