Meta: Vendi ka nevojë për një frymë dhe model të ri politik
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Kongresin e shtatë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të mbajtur në Tiranë.
Për shkak se ndodhet në Strasburg, në kuadrin e një vizite zyrtare, presidenti Meta u përcolli sindikalistëve pjesëmarrës në këtë Kongres, mesazhin e tij përmes këshilltarit për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani.
“Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite. Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre. Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre. Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik. Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë”, thotë Meta ndër të tjera nëfjalën e tij.
Mesazhi i plotë i presidentit Meta:
“Është një kënaqësi e veçantë për mua, si President i Republikës t’ju falënderoj sot për ftesën në Kongresin e 7-tëtë Sindikatës tuaj të nderuar!
Në pamundësi për të qenë pranë jush në këtë moment të rëndësishëm të aktivitetit tuaj, do të desha t’ju uroj përzemërsisht nëpërmjet këtij mesazhi: Suksese e punë të mbarë kongresit!
Së pari falënderoj për solidaritetin dhe pjesëmarrjen e saj të shquar Znj. Sharran Burrow!
Prezenca e Sekretares së Përgjithshme të Konfederatës Botërore të Sindikatave është një inkurajim i madh në betejat e punonjësve shqiptarë për një jetë më të mirë dhe në luftën e tyre kundër oligarkëve që kanë ngulur kthetrat në ekonominë e vendit.
Ajo i bën nder jo vetëm Kongresit, por mbarë lëvizjes sindikaliste dhe aspiratës për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe të demokracisë në Shqipëri
Të dashur miq,
Në fillim si qytetar e politikan dhe tashmë si President i Republikëse kam ndjekur me vëmendje rrugëtimin tuaj në mbrojtje të kauzës tuaj sindikaliste!
Kam qenë dhe ndihem edhe sot bashkëluftëtari juaj në betejat për një Shqipëri më të mire dhe një shoqëri më të drejtë!
Në vitet ‘90-tëne u ngritëm së bashku kundër diktaturës dhe regjimit totalitar për një Shqipëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë, ku të respektoheshin të drejtat dhe liritë, garantohej mirëqenia e punonjësve si dhe e gjithë qytetarëve.
Sot jemi përsëri përpara një situate, në të cilën vlerat e demokracisë po shemben para syve tanë. Kjo nuk ndodh për shkak të rrugës së zgjedhur së bashku 30 vjet më parë, por si rrjedhojë e deformimeve që ka pësuar demokracia dhe sistemi qeverisës në këto vite.
Në Shqipëri po instalohet një politikë dhe ekonomi larg interesave të qytetarëve dhe jashtë kontrollit të tyre.
Mungojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shtypen sindikatat dhe zëri i tyre.
Kapen dhe bllokohen organizatat e shoqërisë civile. Shtypi e media janë gjerësisht nën thundrën e censurës dhe në shërbim të shtetit propagandistik.
Që të dalim nga kjo situatë duhet të pranojmë sa poshtë kemi rënë!
Në atdheun tone të dashur mjerimi ka pllakosur vendin. Investimet po shterojnë dita ditës.
Borxhi publik po paralizon ekonominë. PPP –te po vrasin të sotmen, por edhe të nesërmen e financave publike.Nuk bëhet fjalë për rregullat e punës dhe të tregut. Paga minimale nuk mund të ushqejë as në 1/3 e muajit familjet e varfra. Kontrasti shoqëror po pasuron një grup oligarkësh dhe po varfëron çdo ditë punonjësit e të gjitha shtresave.
Shoqëria shqiptare po humbet perspektivën e saj, dhe bijtë e shqiptarëve largohen prej vendit amë në kërkim të një jete më të mirë.
Në këtë situatë ne duhet të mendojmë të gjithë së bashku për një frymë dhe model të ri politik të vendit. Për një shoqëri më sociale, të drejtë e të barabartë, për një rishpërndarje më të drejtë të të mirave materiale, sidhe përiniciativa frutdhënëse në biznese e punësim.
Së pari ne duhet të kthejmë zgjedhjet e lira në këtë vend. Të mos lejojmë të flasin në emër të shtresave në nevojë ata që po pasurohen në kurriz të varfërisë së përgjithshme dhe së bashku me botën e krimit po vjelin çdo ditë të ardhurat e përbashkëta.
Të dashur sindikaliste,
Aktiviteti juaj për rreth 30 vjeçar përbën një aset të ri për shoqërinë shqiptare në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, kulturën e re të punës dhe forcimin e demokracisë tonë të brishtë.
Koha kërkon prej jush dhe gjithë shoqërisë civilekrijimin e një sjellje të re, e një raporti të ri me pushtetin në dobi të punonjësve, e një reagimi të fuqishëm ndaj politikave sunduese si dhe një marrëdhënieve të re shoqërore në tregun e punës.
Betejat e mëdha kërkojnë edhe solidaritet të fuqishëm.
Ju nuk jeni vetëm në këtë mision. Ju keni meritën që e mbështetët programin në arritjet më të mira bashkëkohore të sindikalizmit evropian dhe në konventat dhe legjislacionin më të përparuar ndërkombëtar.
Prandaj keni sot mes jush Znj. Burrow, e cila është një zë i fuqishëm në politikat ekonomiko-sociale dhe një nga personalitetet më të rëndësishëm te sindikalizmit botëror.
Keni ndihmën e pakursyer të sindikatave simotra që janë me ju edhe në këtë kongres.
Të dashur sindikalistë,
Duke përfunduar do të theksoja se Demokracia jep frytet e vërteta kur ajo bëhet pronë e individëve atdhetarë, e drejtuesve të ndershëm politikë dhe qytetarëve aktivë.
Ne të gjithë kemi nevojë për kurajën tuaj qytetare, për një shoqëri të hapur, transparente dhe barazi shoqërore!
Shtetit,Demokracisë dhe interesave të mbarë punonjësve i duhet një sindikatë luftarake, e shëndetshme e cila ofronrekomandime për mirë qeverisje por edhe reagime kundër padrejtësisë.