Meta vizitë në Kroaci, takon Arbanasit e Zarës
20 nëntor 2018
| 18:06
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është nisur për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, Arbanasit e Zarës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Meta do të zhvillojë një takim me presidenten kroate, do të vizitojë bashkësinë e Arbanasve të Zarës si dhe do të takohet me autoritetet vendore të Zadarit.