
Meta vizitoi selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë
09 korrik 2019
| 18:50
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, ku është pritur nga Majlinda Bregu.
Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pati kënaqësinë të jetë presidenti i parë shqiptar që viziton selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, dhe njëkohësisht të bisedojë me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme, Majlinda Bregu.
Ai ka thënë se Bregu është duke bërë një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
/Epoka e re/