Meta viziton monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës (foto)
20 qershor 2021
| 13:02
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar disa monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ishte kënaqësi për të që të shoh traditat kulturore dhe historike të kësaj treve.
“Kënaqësi të vizitoja disa nga monumentet kulturore dhe historike të trevës së Krajës, ndër të cilat edhe Kishën e Gjon Buzukut. Mirënjohje arkeologut ulqinak, dr. Anton Lulgjuraj, i cili më shoqëroi në këtë vizitë, për përkushtimin e palodhur për promovimin e traditave të shquara të zonës”, ka shkruar Meta.