Meta viziton Panairin e Librit në Tiranë: Libri, një mik i çmuar
20 nëntor 2022
| 17:30
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vizituar sot Panairin e Librit në Tiranë.
Ai u ka shprehur mirënjohje krijuesve dhe drejtuesve të shtëpive botuese, që pavarësisht vështirësive këtë vit mundësuan mijëra tituj librash për lexuesin shqiptar.
“Libri është një mik i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, pavarësisht zhvillimit të vrullshëm teknologjik”.
“Më shumë përpjekje dhe më shumë mbështetje për inkurajimin e leximit të librit, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë, sepse përmes librit formojmë qytetarë të denjë për vendin dhe garant të demokracisë”, ka shkruar Meta në “Facebook”.