Meta viziton varrin e Alija Izetbegoviqit, citon një thënie të tij
10 korrik 2019
| 16:47
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, ka vizituar varrin e ish-kryetarin e parë të Bosnjës, Alija Izetbegoviq.
Meta ka thënë se sa herë shkon në Sarajevë viziton varrin e Izetbegoviqit.
“Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegoviq, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë. ‘Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin’-Alija Izetbegoviq”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/