Meta vjen sot në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Konjufca, pastaj u flet deputetëve

22 korrik 2022 | 08:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Ai do ta përmbyllë mandatin me këtë vizitë pas ftesës që i ka bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit do të jetë e para që do ta presë sot Metën me ceremoni shtetërore nga ora 9 e mëngjesit. Dy presidentët në fund do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim presidentin Meta.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Kuvendin e Kosovës dhe të flasë para deputetëve.

Meta sërish me Osmanin do të marrin pjesë në hapjen solemne të “Manifestas” në Prishtinë.

Bajram Begaj do të jetë pasuesi i Metës në pozitën e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
2 000 - 6 500 persona rezultojnë të pastrehë në kryeqytetin…