Meta: Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në fatkeqësi kombëtare

30 prill 2021 | 11:05

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, i cili përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona

Meta thotë se me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Ai gjithashtu thekson se adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete. Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare në…