Meta: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, të hetohen fletëvotimet e pavlefshme

30 prill 2021 | 13:50

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar hetim për fletët e votimit të shpallura të pavlefshme.

Në një konferencë për medie, Meta ka deklaruar se ka përfunduar procesi i votimit, por edhe ai i zgjedhjeve, raporton “tvklan”.

“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Dita e votimeve po. Administrimi vazhdon. Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende. Por procesi i ankimit nuk ka nisur ende. Pjesëmarrja reale është 74 për qind e qytetarëve të Republikës. Mohimi i emigrantëve që nuk patën mundësi, mohimi i gjithë qytetarëve tanë të prekur nga Covidi, por edhe arsye të tjera. Kanë marrë pjesë në votime 1.666.885”.

“Në këto zgjedhje kemi numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme dhe kushdo ka të drejtë të dyshojë se si nga 20-25 mijë që ka qenë në të kaluarën të pavlefshme, aktualisht është mbi 83 mijë. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti votimi, të mos preket më asnjë fletë votimi. Të numërohet dhe të rinumërohet gjithçka. Forcat politike të mos merren me analiza të zgjedhjeve, por t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit me transparencë. Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme”, ka thënë Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja mbretërore Zulu në Afrikën e Jugut ka njoftuar vdekjen…