“Metafora” e Dejonës, bumerang për Muratin, tallen qytetarët
Një postim i Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku krahason shushunjat me opozitën ka hapur rrugë për kritikë për qytetarët drejtuar me skandalet e fundit të qeverisë në pushtet. Disa kanë aluduar se ky shkrim Muratit iu është përgatitur nga koordinatorja e komiteteve, Dejona Mihali.
Në shkrimin e Muratit në ‘Facebook’ janë sulur qytetarët me kritika.
“Po shkrim t’gjatë ta paska shkru Dejona. Hec e mes e posto”, ka shkruar një qytetar.
“Ethet na shtine minister”, thuhet në një koment tjetër.
“Ti me biologji sje kerkah e kete postim Dejona ta ka shkru, ti vlla je per oda”, vijon një qytetar tjetër në koment.
Murati ka bërë një postim paksa të çuditshëm, ku shpjegon biologjikisht funksionin e shushunjave dhe i krahason ato me opozitën.
Postimi i Muratit pa ndërhyrje:
Ushujzat, të quajtura edhe shushunja, janë parazitë që ngjiten në trupa të huaj dhe jetojnë duke u ushqyer me gjakun që e thithin nga trupi nikoqir.
Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë.
Kur e heq ushujzën nga trupi, ajo len prapa një plagë të hapur, dhe për shkak të tëhollimit të gjakut, mund të ketë edhe rrjedhje të gjakut nga plaga.
Ngjashëm, për 20 vite qeverisje të kastës së vjetër zhvatëse, Kosovës tonë i janë ngjitur me dhjetëra e qindra ushujza që vazhdimisht i kanë thithur gjakun për t’u ushyer për vete.
Dhe ngjashëm, tani kur këto ushujza po hiqen një nga një nga trupi i Kosovës, i dëgjon kastën e vjetër teksa ulërijnë e bërtasin, e akuzojnë se si vendit po i shkaktohet plagë e gjakderdhje.
Por në fakt, plaga dhe gjakderdhja në rastin e ushujzës janë pasoja, dhe njëkohësisht treguesi se trupi më në fund do të shërohet. Prandaj edhe s’do të ndalemi.
Të gjitha ushujzat do të hiqen një nga një. Mund të shkaktojë pak dhimbje në fillim, e mund të duket se po shkakton edhe gjakderdhje të përkohshme madje, mirëpo kjo është e vetmja mënyrë se si të kthjellet trupi.