Metaj: Vjosa i ka kërku votat me u bo qeveria e LDK-së

31 mars 2020 | 08:57

Anëtari i LDK-së, Bardhyl Meta, ka thënë se me mocionin e mosbesimit LDK-ja bëri që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin Pressing në T7 Meta tha se Vetëvendosja nuk arriti të bindej pavarësisht se LDK-ja i thoshte vazhdimisht ta ndërronte qëndrimin ndaj ShBA-së.

“Po të mos vepronte LDK-ja, Kosova do ta paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. LV-ja nuk bindej kur LDK-ja fliste për ShBA-në”, tha Meta.

Ai ka folur edhe rreth qëndrimit të ish-kandidates së LDK-së për kryeministre të vendit, Vjosa Osmanit, e cila ka votuar kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti.

“Vjosa i ka kërkuar votat me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK-së. LDK-ja nuk u formu me votat e Vjosës”, ka shtuar Meta.

Ai ka thënë se ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të duhej të ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 37 820  numri i personave të vdekur…